Art&Argëtim

DETAJE nga incidenti me paparacët: Harry dhe Meghan nuk kishin para për të qëndruar në hotelin e perferuar të Princeshë Dianës

Ky ishte shkaku i përndjekjes prej dy orësh, pasi Harry dhe Meghan nuk donin t'i çonin fotografët në shtëpinë e mikut të tyre dhe të zbulonin se ku ata po qëndronin.

19 Maj 2023, 20:31 Nga f.i
DETAJE nga incidenti me paparacët: Harry dhe Meghan nuk kishin para
Princ Harry dhe Meghan Markle

SHBA- Detaje të reja janë zbuluar nga incidenti me Princ Harryn dhe Meghan Markle, të cilët u ndoqën për rreth dy orë nga paparacët. Burimet kanë zbuluar se ndjekja që gati iu rrezikoi jetën ndodhi sepse Harry dhe Meghan nuk kishin lek për të paguar hotelin, shkruajnë mediat e huaja. 

Burimi shpjegoi se dyshja dëshironin të qëndronin në hotelin e preferuar të Princeshë Dianës dhe kërkuan një dhomë me zbritje, por pasi hoteli në Carlyle refuzoi zbritjen e madhe ata vendosën të qëndronin në shtëpinë e një miku në Upper East Side. Ky ishte shkaku i përndjekjes prej dy orësh, pasi Harry dhe Meghan nuk donin t'i çonin fotografët në shtëpinë e mikut të tyre dhe të zbulonin se ku ata po qëndronin.

Në të kaluarën, Harry dhe Meghan kanë qenë të rregullt në Carlyle, ku dhomat shkojnë nga rreth 1,240 dollarë dhe suitat deri në 6,000 dollarë në natë. Ata u regjistruan në hotelin ikonik gjatë një vizite në Nju Jork në vitin 2021 dhe u panë duke darkuar në Barin e famshëm Bemelmans të hotelit.

Kujtojmë se agjencia mohoi pretendimet se dyshja u ndoq nga “paparacët shumë agresivë”, duke thënë se fotografët e saj të punësuar nuk kishin ndërmend të “shkaktonin ndonjë shqetësim apo dëm, pasi mjeti i tyre i vetëm ishin kamerat e tyre”.

princi harry meghan markle

Sondazh

Poll