Art&Argëtim

Ku ndodhet Notis Sfakianakis? Më në fund zbulohen DETAJET e para, flet miku i tij: Ai është izoluar, është mërzitur me disa njerëz

Gjithashtu, Sakis Pilatos përmendi edhe aspekte të tjera që e shqetësojnë nga Notis Sfakianakis.

19 Maj 2023, 16:53 Nga k.m.
Ku ndodhet Notis Sfakianakis? Më në fund zbulohen DETAJET e para, flet
Notis Sfakianakis

GREQI- Kanë kaluar tre vjet që kur Notis Sfakianakis është shfaqur për herë të fundit në publik dhe sot, basisti dhe miku i tij i ngushtë, ka folur për këngëtarin e njohur dhe se ku ndodhet sot. Në fjalën e tij gjatë emisionit “Proino”, basisti 28-vjeçar i Notis Sfakianakis theksoi se këngëtari është mirë dhe “fajësoi” largimin e tij veprimet e njerëzve që kanë e mërzitur këngëtarin.

“Ai nuk është i zhdukur. Është tek shtëpia e tij, ka marrë vendim të tërhiqet nga të gjithë dhe nga gjithçka. Unë kam 28 vjet që jam muzikant i tij, flas me gruan e tij, flas me fëmijët e tij. Nuk e di se çfarë ka ndodhur me të, por e di që është mirë,”- tha fillimisht ai.

Gjithashtu, Sakis Pilatos përmendi edhe aspekte të tjera që e shqetësojnë nga Notis Sfakianakis.

“Në aspektin financiar është mirë. Në planin financiar mund të ketë shumë para, por edhe shumë shpenzime. Kur ke 14 makina super luksoze, kur ke vilë... Gjithçka që uroj është që të jenë mirë. Vetëm të bëhet mirë.  Ai është izoluar sepse mund të jetë mërzitur me disa njerëz, ose mund t'i vijë turp... sepse dëgjoheshin gjëra të ndryshme për të. Notis ishte gjithmonë i tillë edhe para se të bëhej i famshëm. Çfarëdo që ndjente, e thoshte. Çfarëdo që e shqetësonte, e thoshte. Nuk i mendonte pasojat,”- shtoi ai.

Së fundi, ai përmendi edhe marrëdhënien që Notis Sfakianakis ka me ish-bashkëshorten dhe fëmijët e tij.

“Ata nuk jetojnë bashkë. Ajo tani jeton diku tjetër. Por e di që kanë dy fëmijë bashkë, prona është gjysmë për gjysmë, ndaj flasin”, tha basisti për Notis Sfakianakis.

Dita e fundit kur u pa këngëtari ishte nëntori i vitit 2020, edhe pse jo ashtu siç do të kishte dashur. Kamerat e kanë regjistruar me pranga në duar dhe maskë në fytyrë teksa futej në Gjykatë. Një ditë më parë ai ishte arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe posedim të lëndëve narkotike dhe pasi kishte marrë një afat për të kërkuar falje u la i lirë.

notis sfakianakis greqi

Sondazh

Poll