Art&Argëtim

U ul veç gruas në Festivalin e Filmit në Kanë, aktori Harrison Ford tregon si qëndron e vërteta

Mësohet se arsyeja ishte sepse Ford duhej të ulej mes regjisorit James Mangold dhe aktores Phoebe Waller-Bridge që luan Elena Shaw në film.

19 Maj 2023, 16:39 Nga f.i
U ul veç gruas në Festivalin e Filmit në Kanë, aktori
Harrison Ford

FRANCË- Gjatë premierës së Festivalit të Filmit në Kanë, nuk kishin si mos merrnin vëmendjen e fotografëve çiftet e njohura. Një detaj nuk iu ka shpëtuar ndjekësve dhe shikuesëve ku aktori Harrison Ford dhe gruaja e tij Calista Flockhart, pas kalimit në tapetin e kuq janë ulur në vende të ndryshme larg njëri-tjetrit.

Gjatë hyrjes së tyre në sallën e Palais des Festivals ata vunë re se nuk do të ulen së bashku. Harrison u dëgjua duke i thënë gruas së tij: " Ti je menjëherë pas meje, shiko! ” , shkruan Protothema.

Flockhart dukej e habitur dhe u ul në rreshtin e dytë. Mësohet se arsyeja ishte sepse Ford duhej të ulej mes regjisorit James Mangold dhe aktores Phoebe Waller-Bridge që luan Elena Shaw në film. Ford arriti të merrte një çmim të Palmës së Artë, madje ai derdhi lot disa herë.

Aktori i njohur ka deklaruar se me këtë film i thotë “lamtumirë” rolit që e themeloi dhe e ngriti në Hollywood. 

festivali i filmit ne kane harrison ford

Sondazh

Poll