Art&Argëtim

Probleme në martesën me JLo? Ben Affleck fotografohet me ishin e tij

Aktori ka qenë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të disa grindjeve që ka pasur me Jennifer Lopez.

19 Maj 2023, 16:36 Nga k.m.
Probleme në martesën me JLo? Ben Affleck fotografohet me ishin e tij
Ben Affleck dhe Jennifer Garner

SHBA- Ben Affleck është parë me Jennifer Garner, në të njëjtën kohë kur media të ndryshme raportojnë për një krizë në martesën e tij me Jennifer Lopez. Aktori dhe regjisori u pa duke biseduar me ish-bashkëshorten e tij në publik, teksa bënin një shëtitje në Los Angeles.

Dy ditë më parë gazeta “The Sun” publikoi informacione për një burim nga ambienti i Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, i cili bëri disa zbulime shqetësuese. Ata pretendojnë se aktori nuk e aprovon sjelljen prej një "diva" të Lopez, e pretendohet se prej kësaj dyshja kanë pasur disa grindje publike.

Deri më tani, Lopez dhe Affleck kanë mohuar se kanë probleme në martesën e tyre, por konfrontimet janë kapur në video dhe në foto. Vetëm ata vetë e dinë saktësisht pse po zihen. Disa përdorues të Twitter kanë komentuar disa foto të publikuara nga X17Online. Affleck duket se është në humor të mirë teksa flet me Jennifer Garner.

Mesa duket dy ish-të takohen dhe ndërveprojnë shpesh, në vende si shkolla e fëmijëve të tyre.

ben affleck jennifer garner shba

Sondazh

Poll