Art&Argëtim

Fjolla Morina publikon listën e notave në shkollën fillore

Fjolla Morina vazhdon të çudisë fansat me sjelljet e pazakonta në instagram, duke shqetësuar fansat për shëndetin e saj mendor.

19 Maj 2023, 13:54 Nga a.d
Fjolla Morina publikon listën e notave në shkollën fillore
Fjolla Morina

Këngëtarja Fjolla Morina ka mrrë vëmendjen e publikut ditët e fundit, me postimet në llogarinë e saj në Instagram ku shfaqet duke dëmtuar e shkelur bizhurteritë dhe një nga çantat e saj më të shtrenjta, një Birkin Bag. Sipas atyre që ka thënë në story-t e shumta, “objektet e shtrenjta nuk të rrisin vlerën”.

Fansat janë shqetësuar nga kjo sjellje e papritur dhe e pazakontë, duke mos e kuptuar se ç'po ndodh realisht me Fjollën.Përpos këtyre, Fjolla gjatë ditës së sotme ka publikuar një sërë kujtimesh, ku përfshiheshin fotografi, Deklarata e Pavarësisë e libra të shenjtë.

Mes tyre ajo ka përfshirë edhe fotografitë e librezës së shkollës fillore, saktësisht të klasës së pestë.Në fotografi shihet se Fjolla i ka pasur shumicën e notave të dobëta, përveçse në muzikë, ku është vlerësuar me ‘shkëlqyeshëm’.

Fjolla Morina publikon listën e notave në shkollën fillore
Lista e notave në shkollën fillore e Fjolla Morinës

fjolla morina

Sondazh

Poll