Art&Argëtim

Ronaldo Sharka kujton me mall të atin: Gjëja që më mungon më shumë janë thirrjet e këtij numri

Moderatori Ronaldo Sharka emocionon ndjekësit me postimet e fundit ku kujton të atin e ndjerë.

19 Maj 2023, 14:47 Nga a.d
Ronaldo Sharka kujton me mall të atin: Gjëja që më mungon
Ronaldo Sharka

Tiranë- Surpizat që babi i moderatorit Ronaldo Shark i bëri këtij të fundit në shtëpinë e BBV ishte një nga momentet më të bukura në edicionin e këtij viti, që na emocionoi pa masë. Lajmi i disa javëve më vonë që baba i Ronaldos u nda nga jeta, preku të gjithë njdekësit e BBV dhe jo vetëm. Duke qenë se moderatori dhe babai i tij kanë patur një marrëdhënie shumë të ngushtë, dhimbja është goxha e madhe.

Së fundmi Ronaldo ka kujtuar të atin, me anë të disa postimeve në llogarinë e tij në Instagram. “Në nisje dhe në fund të çdo dite, gjëja që më mungon më shumë janë thirrjet e këtij numri! Më ka marrë malli bab.”, shkruan Ronaldo në foton ku duket numri i kontaktit i babit të tij. Më pas ai ka ndarë edhe një foto të të ndjerit, ku ka vizatuar edhe një zemër.

Ronaldo Sharka kujton me mall të atin: Gjëja që më mungonRonaldo Sharka kujton me mall të atin: Gjëja që më mungon

Kujtojmë momentin e bukur kur babi vizitoi Ronaldon në shtëpinë e Big Brother Vip, duke e kthyer në një natë që nuk do harrohet kurrë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ronaldo Sharka (@ronaldo.sharka)

ronaldo sharka bbvip

Sondazh

Poll