Art&Argëtim

Boris Johnson do të bëhet sërish baba, Carrie njofton se është shtatzënë me fëmijën e tretë

Lajmin e ëmbël e ka konfirmuar gruaja e tij Carrie, e cila njoftoi se është në pritje të fëmijës së tretë.

19 Maj 2023, 18:33 Nga f.i
Boris Johnson do të bëhet sërish baba, Carrie njofton se
Boris Johnson dhe Carrie

BRITANI E MADHE- Ish-kryeministri britanik Boris Johnson do të bëhet sërish baba. Lajmin e ëmbël e ka konfirmuar gruaja e tij Carrie, e cila njoftoi se është në pritje të fëmijës së tretë, shkruajnë mediat e huaja.

Carrie me anë të një fotoje bashkë me dy fëmijët e saj të postuar në Instagram jep lajmin e bukur: “Anëtari i ri i ekipit vjen për pak javë. Jam ndier mjaft e rraskapitur për pjesën më të madhe të 8 muajve të fundit, por mezi presim ta takojmë këtë të voglin. Wilf është i emocionuar për të qenë sërish një vëlla i madh dhe ka biseduar për këtë pa pushim. Mos mendoni se Romy ka një ide se çfarë do të vijë, ajo së shpejti do ta bëjë!”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Carrie Johnson (@carrielbjohnson)

Çifti tashmë ka dy fëmijë Wilfred, i cili lindi në prill 2020 dhe Romy, e cila lindi në dhjetor 2021.

boris johnson

Sondazh

Poll