Art&Argëtim

Gjithmonë në preferencat e tij modelet e 'Victoria's Secret', Harry Styles shihet i afërt me Candice Swanepoel

Romancat e tij thuhet se kanë përfshirë modelet Kendall Jenner, Cara Delevingne, Nadine Leopold, Sarah Sabbeau, Georgia Fowler dhe Camille Rowe, përpara lidhjes së tij dyvjeçare me aktoren Olivia Wilde.

19 Maj 2023, 17:06 Nga f.i
Gjithmonë në preferencat e tij modelet e 'Victoria's
Harry Styles dhe Candice Swanepoel

SHBA- Këngëtari Harry Styles njihet për tërheqjen e tij ndaj modeleve të Victoria's Secret. Këtë herë sipas thashethemeve Styles dyshohet se është në një lidhje me modelen Candice Swanepoel, shkruan Protothema.

Romancat e tij thuhet se kanë përfshirë modelet Kendall Jenner, Cara Delevingne, Nadine Leopold, Sarah Sabbeau, Georgia Fowler dhe Camille Rowe, përpara lidhjes së tij dyvjeçare me aktoren Olivia Wilde.

Një nga modelet e para të Victoria's Secret që u lidh me Styles ishte Cara Delevingne. Lidhja e tyre filloi në vitin 2012 dhe thuhet se u rindez në shtator 2013. Edhe pse romanca e tyre ishte jetëshkurtër, ata mbetën miq të ngushtë. Pas Delevingne, Styles u takuan shkurtimisht me Kendall Jenner dhe dyshja konfirmuan lidhjen e tyre gjatë festave të Krishtlindjeve të vitit 2013. Megjithatë, çifti vendosi të fokusohej në karrierën e tyre dhe u ndanë pas tre muajsh.

Dyshja akoma nuk i kanë konfirmuar aludimet për një romancë mes tyre.

harry styles

Sondazh

Poll