Aktualitet

U shkarkuar nga Vettingu/ Ish-gjyqtari Lazaj ‘i përvishet’ Braçes për prokurorin Ndoji: Kush e di këtë histori e kupton

5 Tetor 2019, 09:07 Nga DOSJA
U shkarkuar nga Vettingu/ Ish-gjyqtari Lazaj ‘i përvishet’

Tiranë– Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë Artan Lazaj  ka reaguar ndaj deklaratës së djeshme të  Erion Braçes për prokurorin e Durrës Arjan Ndojin.

Teksa ka publikuar deklaratën e Braçes, i cili e akuzoi prokurorin si të lidhur me bandat kriminale, ish-gjyqtari Lazaj shkruan: “Sa më shume e dëgjoj,aq më shume kuptoj. Ky është Peti prej vërteti, ne jemi Loni prej betoni. Kush e di këtë histori e kupton“.

Një ditë më parë Erion Braçe pasi mori pjesë në seancën gjyqësore ndaj Liridon Pulës, ish-drejtori të Kadastrës së Durrësit,  deklaroi se prokurori i çështjes Arjan Ndoj është bandit. Braçe tha se prokurori bën presion pasi kërkon të legalizohen ndërtimet monstruoze që janë bërë nga Gjiri i Lalzit deri në Durrës, që sipas tij janë ndërtuar nga bandat dhe prokurori i ka bërë presion drejtorit të Kadastrës.

Liridon Pula u arrestua në zyrë nën akuzat për “Shpërdorim Detyre”, ndërsa u shpall në kërkim edhe ish-drejtori i Legalizimeve, Flamur Gjuzi, për “Shpërdorim Detyre”. Në vend të Pulës është vendosur Arjan Cengu. Kohët e fundit në Kadastrën e Durrësit, por dhe në qytete të tjera në Shqipëri ka pasur lëvizje të shumta, po ashtu ka pasur dhe përplasje. Në Vlorë për disa ditë drejtori i shkarkuar nuk liroi zyrën, duke krijuar një situatë të paprecedentë. Ndërkohë kanë nisur dhe hetimet për disa zyrtarë të Kadastrës në Vlorë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arjan ndodj artan lazaj erion brace prokurori ne durres arjan ndodj artan lazaj erion brace prokurori ne durres

Sondazh

Poll