Aktualitet

Arsenal armësh dhe drogë, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari në Lezhë, policia i gjen automatik në banesë

5 Tetor 2019, 07:28 Nga DOSJA
Arsenal armësh dhe drogë, arrestohet në flagrancë

Lezhë- Në prangat e policisë së Lezhës ka rënë një 25-vjeçari me iniciale A.H pasi në makinën e tij janë gjetur një automatik, fishekë dhe mjete të tjera luftarake si 2 kapsolle detonatore me fitil zjarrpërcjellës dhe një palë dylbi.

Njoftimi i policisë:

Plan masash për rritjen e parametrave të sigurisë

Kontrolle në akse rrugore, në zona urbane dhe rurale për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë

Sekuestrohen drogë, armë, municione dhe dylbi nate

Në pranga një shtetas si dhe procedohet penalisht një tjetër

Forcat policore të Lezhës dhe Kurbinit, në vijim të zbatimit të Planit të Masave për rritjen e parametrave të sigurisë, gjatë natës, kanë ushtruar kontrolle ku si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin E.H. 25 vjeç, banues në Milot – Kurbin për veprën penale ” Armëmbajtje pa leje” , si dhe proceduan penalisht shtetasin Rr.P. 23 vjeç, banues në Milot – Kurbin për veprën penale ” Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” , pasi janë ndaluar në hyrje të Lezhës kur po lëviznin me mjetin e tyre.

Shtetasit E.H. gjatë kontrollit të ushtruar kur është ndaluar me mjet iu gjetën 2 kapsolle detonatore me fitil zjarrpërcjellës si dhe gjatë kontrollit të banesës iu gjetën edhe 1 armë zjarri automatik, 115 fishekë model 56 & 54 dhe një palë dylbi.

Ndërsa shtetasit Rr.P. iu gjetën disa doza lëndë narkotike gjatë kontrollit të ushtruar kur është ndaluar me mjet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 25-vjeçari në lezhë riu kapet me arsenal armësh arrestohet 25-vjeçari në lezhë riu kapet me arsenal armësh

Sondazh

Poll