Aktualitet

Video-skandali/Policët në Divjakë kërkojnë karburant falas: Na hidh 5 mijë lekë benzinë, demokrat të lamë për protest

5 Tetor 2019, 08:14 Nga DOSJA
Video-skandali/Policët në Divjakë kërkojnë karburant

Divjakë- Protestat e mëdha të opozitës vazhdojnë të ndikojnë tek punonjësit e shtetit. Kështu, policët e Divjakës vazhdojnë të kërcënojnë pjesëmarrësit në protesta, duke u kërkuar favore.

Një video skandaloze ka mbërritur në redaksinë e SYRI TV, ku policë të komisariatit të Divjakës i bëjnë presion një qytetari që shet karburant dhe që më parë kishte marrë pjesë në protesta e opozitës.

‘Na hidh 5 mijë lekë benzinë, demokrat i keq, se ke qenë në proteste e s’të ndaluam’, kanë thënë policët qytetarit nga Divjaka.

 

 

Polici 1: Cfare bere e mbarove, e mbylle problemin?

Shitesi i karburantit: E mbylla…

Polici 1: Shyqyr që nuk na raportoj ndonjeri se do thoshnin që ky, figure e keqe, ky demokrati vete atje dhe ti e le

Polici 2: Tani hidhi nje 5 mije lekeshe nga xhepi jot

Polici 1: Jo re jo

Polici 2: 5 mije leke vetem

E pasi japin porosi për 5 mijë lekë karburant nga xhepi, efektivët të buzëqeshur hipin në makinën e tyre private e presin që punonjësi i pikës së karburantit të çojë deri në fund porosinë.

Marrë nga Syri.net

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet policët kërkojnë karburant falas policët në divjakë policët kërkojnë karburant falas policët në divjakë

Sondazh

Poll