Aktualitet

Sekuestrohen armë e municione, arrestohet 33-vjeçari në Kamëz

5 Tetor 2019, 08:49 Nga DOSJA
Sekuestrohen armë e municione, arrestohet 33-vjeçari në

TIRANË- Një 33-vjeçar është arrestuar mëngjesin e sotëm, pasi është kapur me armëmbajtje pa leje.

Pas arrestimit të tij policia ka sekuestruar armë zjarri, pushkë sportive, fishekë luftarakë, armë të ftohta, dhe sende të tjera  të kundraligjshme në banesën e 33-vjeçarit.

Njoftimi i plotë i policisë: 

Kamëz

Bashkëpunimi komunitet-polici, vë në pranga një 33-vjeçar për armëmbajtje pa leje.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr.5,  operacioni policor i koduar “Titanium”.

Sekuestrohen armë zjarri, pushkë sportive, fishekë luftarakë, armë të ftohta, dhe sende të tjera  të kundraligjshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5, mbi bazën e informacioneve të marra nga qytetarët, se një shtetas mbante në banesë armë zjarri e sende të tjera të kundraligjshme, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar “Titanium”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: Gj. M., 33 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

Një armë zjarri pistoletë; një pushkë sportive; 92 fishekë luftarakë; një thikë; një shufër metalike; 11 ora dore dhe një set me enë kuzhine, të kundraligjshme.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. M., për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”, “Mbajtja pa leje e armëve sportive” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet procedurale iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arme luftarake arrestohet 33 vjecari kamez arme luftarake arrestohet 33 vjecari kamez

Sondazh

Poll