Aktualitet

Bie aksidentalisht nga ballkoni i katit të 7-të, humb jetën infermieri në Fier (Fot+VD)

5 Tetor 2019, 07:54 Nga DOSJA
Bie aksidentalisht nga ballkoni i katit të 7-të, humb jetën

Fier-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Fier, pasi një 60-vjeçar ka rënë nga ballkoni i katit të  7-të të një pallati dhe ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në orën 09:15 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Konferenca e Pezës” dhe dyshohet se ka qenë aksidentale. Dosja.al mëson se viktima është Siri Runaj, i cili nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra.

Kush është Siri Runaj?

Runaj është një emër i njohur në Fier, pasi përveçse infermier, njihej edhe si këngëtar i polifonisë, ndërsa merrte pjesë edhe në festivale të ndryshme. Edhe në profilin e tij në Facebook shihet  pjesëmarrja e 60-vjeçarit në Festivalin Folklorik të Polifonisë. Po ashtu viktima ka qenë edhe kryetar i degës së Kryqit të Kuq në Fier.

Viktima jetonte në banesë vetëm me bashkëshorten e tij. Ende nuk ka njoftim nga policia Fier për këtë ngjarje.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bie nga ballkoni infermieri në fier siri runaj bie nga ballkoni infermieri në fier siri runaj

Sondazh

Poll