Aktualitet

Tensione në Laknas/ Përleshje mes banorëve dhe policisë për thertoret, humbin ndjenjat gruaja dhe fëmija (VD)

5 Tetor 2019, 08:53 Nga DOSJA
Tensione në Laknas/ Përleshje mes banorëve dhe policisë

Tiranë- Tensione në Laknas. Mëngjesin e sotëm një firmë private ka shkuar për të prerë pyjet tek “Plepat e Brukës”, në Laknas, ku pritet të ndërtohen thertore në këtë zonë.Të gjithë banorët kanë dalë në rrugë dhe po refuzojnë këtë projekt.

Nuk kanë munguar përplasjet mes disa grave me hunj në duar dhe Policisë, madje një prej tyre dhe një vajzë e vogël kanë humbur ndjenjat. Disa fëmijë të tjerë nga situata e krijuar kanë nisur të qajnë. Gratë deklarojnë se nuk do të lejojnë të që të ndërtohen këtë zonën stallë derrash.

“Ne jemi në vendin tonë, kemi mbrojtur pyllin për 50 vite. Ne po na mbytin, do na bëjnë stallë derrash. Ne shkuam te bashkia na dhanë një muaj afat. Këtu na vijnë këta këlyshë këtu dhe do përfundojmë edhe në spitale.”, u shpreh një banore.

Ata akuzojnë ish-kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziun se ka qenë ai ideatori i gjithë këtij projekti,

“Po na mbytin fëmijët. Do mbajë erë ngado. Këtu nuk ka shtet, pse nuk na lenë të qetë. S’duan të kemi ajër të pastër”, u shpreh një tjetër qytetare.

Si pasojë e rezistencës së banorëve, Policia e Shtetit, Komisariati Kamëz, ka bërë disa shoqërime të tyre në polici.

Edhe më datë 26 shtator, banorët e Laknasit u ngritën në protestë  duke  kundërshtuar vendimin e qeverisë për prerjen  e pemëve  në pyllin afër shtëpive të tyre. Qeveria  kërkon  të shkatërrojë pyllin në Laknas për t’i hapur rrugë ndërtimit të një thertoreje të re. Por sipas reagimeve të banorëve një thertore e re nuk është e nevojshme për to, pasi në zonë janë të paktën 3 thertore të mëdha.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet protesta e banoreve te laknasit tensione në laknas protesta e banoreve te laknasit tensione në laknas

Sondazh

Poll