Aktualitet

“Më heq shijen e jetës”, Tupja flet për brengën ndaj të birit: Kur unë të mbyll sytë, ç’do ndodhë me të? (VD)

5 Tetor 2019, 07:03 Nga DOSJA
“Më heq shijen e jetës”, Tupja flet për brengën

Tiranë- Një nga profesorët e njohur Edmond Tupe, ka treguar se cila është brenga e tij më e madhe.  I ftuar në “Ftesë në 5”, ai  ka folur edhe një herë për letrën që i shkroi të birit (autik) disa vite më parë.

Teksa foli lirshëm ai rrëfeu se sa e vështirë është për të dhe bashkëshorten rritja e Gesit, i cili edhe pse 32 vjeç, mendon dhe vepron si një fëmijë 4-vjeçar. Përpos kujdesit të veçantë dhe dashurisë që ata si prindër vazhdojnë t’i falin çdo ditë Gesit të tyre, profesori ngriti shqetësimin se çfarë do ndodhë me të birin, pasi ai dhe e shoqja të mos jetojnë më.

“Është një brengë e madhe për një prind , që të mendojë ditën kur ai do të mbyllë sytë, kush do të kujdeset për atë fëmijë. Ky është problemi i madh, që të heq gjumin, të heq oreksin, të heq gjithçka…të heq shijen e jetës”, u shpreh ai.

Video marrë nga Top Channel

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edmon tupe edmon tupe

Sondazh

Poll