LIVE UPDATES
Aktualitet

Braçe: Prokurori Arjan Ndoj punon për grupet kriminale, presion për legalizim të pronave të bandave

4 Tetor 2019, 09:17 Nga DOSJA
Braçe: Prokurori Arjan Ndoj punon për grupet kriminale, presion

TIRANË- Zv.kryeministri Erion Braçe ka folur pas seancës gjyqësore në ngarkim të drejtorit të arrestuar të Kadastrës në Durrës, Liridon Pula.  Braçe ka përsëritur akuzat e kryeministrit Edi Rama, për një prokuror që punon për grupet kriminale. Zv. kryeministri u shpreh se prokurori ka bërë presion mbi nënpunësin Pula, dhe se ai akuzohet për çështje që nuk i përkasin. Emri i prokurorit të kësaj çështjeje është Arjan Ndoj. Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama foli në Kuvend për një prokuror i cili punon për bandat e Durrësit. Braçe tha se prokurori bën presion pasi kërkon të legalizohen ndërtimet monstruoze që janë bërë nga Gjiri i Lalzit deri në Durrës, që sipas tij janë ndërtuar nga bandat dhe prokurori i ka bërë presion drejtorit të Kadastrës.

Erion Braçe: Për shkak se prokuroria ka ngritur një akuzë ndaj një punonjësi që është pjesë e Kadastrës, institucion i ri. S’bëhet fjalë për Hipotekën dhe ALUIZN-in, por një institucioni të ri, që i bazohet një ligji të ri. Më takonte të isha këtu, që të shihja akuzën e prokurorit dhe qëndrimin e nënpunësit. Pa më të voglin diskutim që ky është akti i fundit i shantazhit që ka nisur prej një muaji. Presion dhe shantazh kriminal, që është bërë për pallate monstruoze që duhet të legalizohen në këtë qytet. Janë vjedhje të mëdha që janë bërë në gjirin e Lalzit, e duke ardhur për këtu në Durrës. Ai punonjësi i shtetit, pavarësisht shantazhit ka refuzuar të bëhet pjesë e shantazhit kriminal. Dyshoj shumë, që akuza jo vetëm është e paprovuar por ka edhe lajthitje ligjore. I kërkon një nënpunësi të Kadastrës të sillet si një drejtues i një institucioni tjetër. Unë s’jam jurist, po duhet provuar se vepra është kryer me dashje, dhe vepra ka sjellë dëme. Ndaj shtetit apo privatit. Duhet të ishte e provuar që drejtuesi i Kadastrës në Durrës, ka sjellë dëme ndaj shtetit. As kompania që ka bërë ndërtim në Gjirin e Lalzit s’ka pretendime. Kjo tregon që çdo gjë në gjykimin tim personal është e stisur, dhe prokurori me gjykatësen në fjalë duhet të provojnë atë që thonë.

Ne deri në këtë moment tha prokurori, kemi këto, nëse ju na sillni të tjera, ne ndryshojmë qëndrim. A e kuptoni në çfarë shkelje ka bërë ky prokuror? Kushtetuta dhe ligji parashtron që prokurori provon akuzat. Nuk e di për kë e ka patur fjalën Rama, unë jam Erion Braçe. Ka një muaj që i bëhet presion drejtorëve të Kadastrës. Ka forca të tjera që janë kundër interesit publik. Kërkohen legalizime në favor të bandave. Kam gjithë këto kohë, që Reforma në Drejtësi duhet të marrë përpara gjithë këtë zhul. Krimi është instaluar në drejtësi. Këta duhet të kalojnë në Vetting për t’i dhënë fund këtij zhuli. Sipas logjikës së prokurorit, çdo drejtues mund të ketë fatin e Pulës. Pas asaj shkeljeje ka një tjetër më të rëndë që duhej hetuar në themel. Për këta banditë me kollare në zyra shteti dhe në drejtësi, prokurori dhe gjykatë bashkë.

Deklarata e zv.kryeministrit Erion Braçe u bë pas seancës që u zhvillua sot në qytetin e Durrësit, ku u la në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg” për drejtorin e Kadastrës, Liridon Pula. Liridon Pula u arrestua në zyrë nën akuzat për “Shpërdorim Detyre”, ndërsa u shpall në kërkim edhe ish-drejtori i Legalizimeve, Flamur Gjuzi, për “Shpërdorim Detyre”. Në vend të Pulës është vendosur Arjan Cengu. Kohët e fundit në Kadastrën e Durrësit, por dhe në qytete të tjera në Shqipëri ka pasur lëvizje të shumta, po ashtu ka pasur dhe përplasje. Në Vlorë për disa ditë drejtori i shkarkuar nuk liroi zyrën, duke krijuar një situatë të paprecedentë. Ndërkohë kanë nisur dhe hetimet për disa zyrtarë të Kadastrës në Vlorë.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

Aktualitet Aktualitet arjan ndoj erion brace liridon pula prokurori ne durres arjan ndoj erion brace liridon pula prokurori ne durres

Sondazh

Poll

Akti për kompensimin e çmimeve/ Duma: 8 pronarë nën hetim. Bejtja: S'kam informacion

Akti për kompensimin e çmimeve/ Duma: 8 pronarë nën hetim. Bejtja: S'kam informacion

Debat në Komisionin e çështjeve sociale, paralajmëron Duma: Do bllokoj mbledhjen!

Rama dhuron gjak, kryeministri: Sa herë ma keni pirë? Te e majta, ajo dhuron gjak

“Me paratë e buxhetit kompensoni oligarkët”/Grida Duma: Qeveria nuk i shpërndani lekët për qytetarët

TEST 2

Shkrumbohet fasoneria e italianes në Vlorë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Largimi i pushuesve nga Shëngjini krijon trafik të rënduar në aksin Lezhë-Milot

U bllokuan në Valbonë, evakuohen me helikopter 4 turistët

Policia në aksion, arreston 9 shoferë, gjobit 341 të tjerë

'Jemi njerëz të mirë e besnik'/ Rama: Mund ta përdorni çmendurinë tonë për t'u marrë me të tjerët

Deri në 179 km/h, makina inteligjente kap mat shoferët në Bypass-in e Fierit, pezullohen 89 patenta

Rama: Dëgjojmë se Putin është shumë sëmurë, por as BE nuk është e shëndetshme

Rama në Austri: Keni qenë krah nesh, ndjej keqardhje për BE-në

Statusi kandidat për në BE, Rama: Ukraina mos të kenë iluzione, mori ilaç kundër depresionit

Rama: S'ka vend më të mirë se Austria për të marrë veten nga mbledhja depresive në Bruksel

Refuzon të largohet nga banesa, 50-vjeçari në Berat kërcënon të hidhet nga pallati

Rama takohet me shqiptaren në Austri, gruaja: Jam krenare që takova kryetarin

'Ulu', aksion policie në mes të natës në Astir, 2 persona shtrihen në tokë

'DRONI edukues'/ Policia rrugore me pajisje të re, monitoron çdo ndryshim drejtimi të parregullt

Aeroporti i Vlorës në zonë të mbrojtur, Tabaku: Shkatërron ekosistemin, projekt korruptiv

Protesta e Berishës, Jorida Tabaku konfirmon pjesëmarrjen: Jam në ballë të çdo opozite të qeverisë

Takoi Metën në Baku, Berisha: Sa të mbyllë Presidencën, bashkohemi kundër Ramës

7 korriku përsëritje e 8 janarit? Berisha" Skenar që nuk ndodh më, qëllimi është ngremë shqiptarët

Berisha shpjegon domethënien e datës së protestës: 3 shtata bashkë, rrisin shanset për sukses

Mbledhje në seli, Berisha: Janë të ftuar të gjithë, deputetët të shkëputen nga Alibasha

Sa do zgjasë protesta e 7 korrikut? Berisha: Deri në realizimin e qëllimit, pranoj të më udhëheqin

Berisha: Nuk pranojmë kurrë aleanca bilaterale në rajon, janë të rrezikshme

Përplasja Rama-Bullgari,Berisha: Turp, ordiner! Në emër të opozitës i kërkoj ndjesë popullit bullgar

'Rama bëri avokatin e Serbisë', Berisha:Nuk foli për Shqipërinë, në konferencë nuk u shfaq as Osmani

Berisha: Negociatat nuk u hapën për shkak të Bullgarisë por prej Ramës, shkoi si vasal i Vuçiç

PD kërkon heqjen e mandatit të Xhaçkës, Bushka: S'kemi pasur kohë të lexojmë shkresat

Nis me debate komisioni për mandatin e Xhaçkës, Alibeaj: Të vinte këtu të jepte shpjegime

Zjarr masiv në Lajthizë të Mirditës, në terren vetëm një zjarrfikës

Aeroporti i Vlorës, Tabaku: Po ndërtohet në një zonë që ishte e mbrojtur. Ministrja: E pavërtetë

Gazetarja përmend Vuçiç, presidenti serb:Jam i sigurtë që folët mirë për mua. Rama:Ç'dreqin do këtu?

Vuçiç e quajti Kosovë, Rama e korrigjon: Aleksandri tha "e ashtuquajtura Kosovë"

“BE na poshtëroi, prisnin konferencë nga liderët”, Rama: Janë të zgjuar

Videon e nxorri vetë, Rama: Ishte prerë keq, unë thashë se RMV do jetë edhe Shqipëria Lindore

VETO-ja e Bullgarisë, Rama me kritika: BE e paaftë të çlirojë dy pengje

Rama nga Brukseli: Urojmë që shekulli tjetër të na gjejë në BE

Rama-BE: Lëreni Serbinë të qetë, mos hapni konflikte të tjera

Rama flet për Kosovën në Bruksel: Është marrë peng, çmenduri, njerëzit nuk lëvizin dot lirshëm

Rama: Bullgaria po i jep fuqi Putin e agresionit rus, një turp

Korreshi ngre zërin: Në Lushnje vihet vetëm për të bërë foto me shalqi, mos u tallni

Bardhi publikon listën: 10 miq të Ramës përfituan 36 investime strategjike me vlerë 4.6 miliard euro

Balla: Berisha privatizoi pronat nga Viçidoli deri në Dhërmi, si ka mundësi je pronar

'Ish-grabitësi u kërkoi ndjesë pronarëve'/ Balla: Berisha është servil, ditën e lindjes e ndryshoi

Balla përplaset me Berishën në Kuvend: Ik o plaku Mere

'Na u bashkoni me 7 korrik'/ Berisha: Pronarët e pronave janë më të kërcënuar se kurrë

'Administrata ka njerëz të paaftë, skiftera'/ Braçe: Fermerëve u duhet bursa që të kenë besim