Sport

Mourinho pas arritjes në finale të Romës, si përherë gjen rast e “thumbon” Guardiolën

Trajneri portugez ka dashur të kujtojë dallimin mes skuadrës së tij dhe Manchester Cityt

19 Maj 2023, 19:10 Nga DOSJA
Mourinho pas arritjes në finale të Romës, si përherë

ITALI - José Mourinho po shkruan histori me Romën, të cilën sapo e ka çuar në finalen e Europa League. Ai ka fituar 1-0 në ndeshjen e pare dhe barazuar 0-0 mbrëmë në  BayArena kundër Bayer Leverkusen. 

Përveç kësaj, Roma ka arritur kështu finalen e saj të dytë radhazi evropiane, pas asaj të Conference League vitin e shkuar, ndërkohë që tekniku i tyre, Mourinho, është në prag të bëhet një nga trajnerët më të mirë në historinë e klubit 'giallorossi'.

Po kështu, “Special One” nuk ka ndryshuar dhe ai gjithashtu vazhdon të jetë një nga teknikët më të mire edhe në sallën e shtypit, siç e tregoi edhe dje pasi siguroi ‘biletën’ për në Budapest. Portugezi ka thumbuar Pep Guardiolën, trajnerin finalist të Champions League që sapo ka shkatërruar Real Madridin, duke i kujtuar dhe lënë një mesazh të vogël, duke krahasuar buxhetin e të dyja skuadrave.

'Mou' donte të theksonte se duhej të merrej mire parasysh merita e Romës së tij për të arritur në këtë finale, dhe ai këtë e bëri duke theksuar dallimin mes skuadrës së tij dhe Manchester Cityt:

"E vetmja skuadër që nuk vuan janë ato skuadra që kanë në pankina lojtarë që vlejnë nga 40 apo 70 milionë. Álvarez, Foden dhe Mahrez hynë dje te City. Ato humbim 4 ose 5 lojtarë dhe nuk vuajnë. Te Roma, ai që hyn është sepse është radha e tij. Ne kemi investuar 7 milionë në treg dhe jemi në finale. Ajo që kemi bërë është e jashtëzakonshme”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll