Sport

“Seriali” Europë! Italia ka finalistë në të tre garat kontinentale: Champions League, Europa League dhe Conference League

Inter, Roma dhe Fiorentina janë tre përfaqësuesit italianë, secili me një shans për të fituar një trofe evropian këtë sezon.

19 Maj 2023, 16:29 Nga DOSJA

“Seriali” Europë! Italia ka finalistë në të tre

ITALI - Seria A nuk vdes! Tri skuadra nga Italia janë kualifikuar në finalet e tri kupave kontinentale këtë sezon: Interi në Champions League, Roma në Europa League dhe Fiorentina në Conferenca League.

Interi, pas 2-0 dhe 1-0 me rivalin e madh, Milan, në gjysmëfinale; Roma e Jose Mourinhos pas 1-0 dhe 0-0 me Bayer Leverkusen, Fiorentina pas një dopiede të bujshme, vendosi në minutën (120’+9) shtesë 1-2 në shtëpi dhe 3-1 jashtë FC Basel.

Kur ka pasur kaq shumë skuadra italiane në finalet e kupave evropiane? Sezoni i fundit me kaq shumë skuadra italiane të kualifikuara në finalet evropiane ishte 1997-98: Juventusi luante në Champions League, Interi dhe Lazio rivalë në aktin e fundit të Kupës UEFA.

Dhe hera e fundit që ekipet e Serisë A ishin të pranishme në secilën nga tre finalet kontinentale ishte në 1993-94: Milan në C1, Parma në C2 (Kupa e Fituesve të Kupës) dhe Inter në C3 (Kupa UEFA).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll