Sport

Shoferi i dehur dhe i droguar vret atletin spanjoll!

Gómez Luna fillimisht u transferua në spitalin Virgen de Arrixaca në Murcia, ku u shtrua në ICU për pesë ditë para se të vdiste.

19 Maj 2023, 18:46 Nga DOSJA
Shoferi i dehur dhe i droguar vret atletin spanjoll!

SPANJE - Tronditje në botën e atletikës për shkak të vdekjes së Antonio Gómez Luna 'Choya' . Atleti 36-vjeçar u përplas për vdekje teksa po stërvitej me biçikletë në komunën e Ricote nga një shofer i dehur. Disa orë më vonë ai u gjet dhe doli pozitiv për alkool dhe drogë. 

Gómez Luna fillimisht u transferua në spitalin Virgen de Arrixaca në Murcia, ku u shtrua në ICU për pesë ditë para se të vdiste. Federata e Atletikës e Rajonit të Murcias lëshoi ​​një deklaratë ku ankohej për humbjen e tij dhe gjithashtu "si një protestë, pretendim dhe ndërgjegjësim për pasigurinë që pësojmë në rrugë". 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll