Sport

Reagon AZ për incidentet: "Një natë historike, që u kthye në një natë të zezë"...

Skuadra holandeze ka lëshuar një deklaratë, ku dënon qëndrimin e disa tifozëve të saj në fund të përballjes ndaj West Ham në gjysmëfinale të Conferenca League.

19 Maj 2023, 18:43 Nga DOSJA

Reagon AZ për incidentet: "Një natë historike, që u

HOLANDE - Fundi i ndeshjes mes West Ham dhe AZ Alkmaar ishte i trishtuar. Tifozët holandezë, që panë sesi skuadra e tyre mbeti jashtë finales së Conference League për shkak të golit të Pablo Fornals në minutën e 94-të, i cili mbylli ‘çelësin’ pas ndeshjes së parë 2-1, sulmuan të afërmit e lojtarëve të skuadrës angleze.

Ata u përgjigjën duke u ngjitur në tribuna për të mbrojtur të afërmit e tyre dhe për të nisur një betejë në tribunat e stadiumit AFAS.

Një ditë më vonë, skuadra holandeze ka lëshuar një deklaratë zyrtare në faqen e saj, duke kritikuar qëndrimin e disa tifozëve të saj. “Ne do të vlerësojmë saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe si ka mundur të parandalohet, por ajo që është e qartë është se disa gjëra duhet të përmirësohen”, thuhet në të.

Reagon AZ për incidentet: "Një natë historike, që u

“Klubi do të bëjë gjithçka që është e mundur, së bashku me autoritetet e përfshira, për të identifikuar këta persona dhe për të marrë masat e duhura”,- vijon deklarata.

Përveç kësaj, AZ ishte veçanërisht e ashpër me tifozët që njollosnin imazhin e klubit. "Ajo që ndodhi është përtej çdo kufiri. Ajo që duhet të ishte një lojë historike evropiane përfundoi në të zezë. U bë një natë për të reflektuar, jo për shkak të lojës, por për shkak të sjelljes së disa tifozëve".

“Klubi është edhe një herë i sinqertë me West Hamin dhe me mijëra tifozë të AZ, të cilët gjithashtu janë mërzitur nga kjo sjellje e keqe nga disa”,- thuhet në të.

Nëse do të kalonin në finale, AZ Alkmaar do të kishte luajtur ndeshjen e parë të titullit evropian në të gjithë historinë e tyre.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll