Sport

Fillon 'çmenduria' te PSG! Ylli 70 milionë eurosh, firmosi për parizienët deri më 2028!

Paris Saint-Germain aktualisht është në vendin e parë në Ligues 1, pret të shpallet kampione e Francës

19 Maj 2023, 17:04 Nga DOSJA

Fillon 'çmenduria' te PSG! Ylli 70 milionë eurosh, firmosi

FRANCE - Pas 35 xhirove të luajtura në Ligue 1, PSG është në krye me 81 pikë nga 105 të mundshme. Për rrjedhojë, formacioni i drejtuar nga Christophe Galtier ka grumbulluar 26 fitore, tre barazime dhe gjashtë humbje.

Por çmenduria ka nisur te PSG! Raportohet se ylli Marquinhos, braziliani i vlerësuar për 70 milionë euro sipas faqeve të specializuara, ka nënshkruar një zgjatje të kontratës dhe do të qëndrojë me skuadrën pariziene deri në fund të sezonit 2027/28.

Mbrojtësi i qendrës ka qenë me grupin parizian që nga viti 2013, kur PSG e bleu atë nga AS Roma për 31.4 milionë euro. Në atë kohë, Transfermarkt vlerësonte Marquinhos në 15 milionë euro.

Sheiku i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi, tha fjalën e tij për Marquinhos, duke vënë në dukje përkushtimin dhe shpirtin fitues që qendërmbrojtësi brazilian zotëron në aftësitë e tij.

“Më kujtohet kur erdhi këtu dhe ishte 19 vjeç. Që në ditën e parë ai tregoi përkushtim të madh dhe shpirt fitues”,- ka thënë Al-Klehaifi, cituar nga gazetari sportiv, Fabrizio Romano, në rrjetet sociale.

Fillon 'çmenduria' te PSG! Ylli 70 milionë eurosh, firmosi

Më 8 prill 2023, gjatë fitores së ndeshjes ndaj OGC Nice (0-2), Marquinhos luajti ndeshjen e tij të 400-të për Paris Saint-German. Ai ka paraqitjen e tretë të të gjitha kohërave për klubin, pas Jean-Marc Pilorget (435 ndeshje) dhe shokut të skuadrës Marco Verratti (413). Marquinhos ka luajtur më shumë ndeshje evropiane se kushdo tjetër për klubin me 81 ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll