Sport

“Firmose kontratën, idiot i madh!” Kampioni Tyson Fury 'nis' luftën me Francis Ngannou

Ish-kampioni franko-kamerunian i peshave të rënda të UFC-së është shpallur kandidat për t'u përballur me boksierin britanik, pas thirrjes së këtij të fundit në rrjetet sociale.

19 Maj 2023, 17:26 Nga DOSJA

“Firmose kontratën, idiot i madh!” Kampioni Tyson Fury

ANGLI - Nuk e kemi ende datën, por tashmë është një luftë premtuese. Mbrëmjen e kësaj të enjte, Francis Ngannou pranoi në parim një ndeshje që mund të shënojë karrierën e tij. 

Ish-kampioni i peshave të rënda të UFC-së, i cili sapo i është bashkuar PFL (Professional Fighters League), një organizatë amerikane, do të marrë pjesë në një ndeshje boksi përpara se të kthehet në oktagon vitin e ardhshëm. Ashtu siç ishte parashikuar që nga janari, ai do të ndeshjet kundër anglezit Tyson Fury.

Njeriu me katër rripa kampion bote në peshat e rënda, po kërkonte një kundërshtar të denjë për të. "Unë i kam provuar të gjithë, por askush nuk dëshiron të përballet me mua,"- ka deklaruar ai. 

Por pas apelit të tij të pasuksesshëm, drejtuar luftëtarëve të ndryshëm (ukrainas Oleksandr Usyk, anglezi Anthony Joshua dhe amerikani Andy Ruiz Jr.), dëshira e tij më në fund u plotësua. “Kam qenë këtu gjatë gjithë kohës, Tyson. Pra, nëse asnjë prej këtyre boksierëve nuk dëshiron të përballet me ty, le ta zyrtarizojmë luftën”,- është përgjigjur boksieri kamerunas në Twitter.

Fituesi i ndeshjes ndaj Vladimir Klitschko në 2015, i cili mbetet në 34 fitore radhazi, nuk u zvarrit për të treguar kënaqësinë e tij: “Francis Ngannou, qull i madh, unë jam babai yt. Unë jam njeriu më i rrezikshëm në planet dhe do të të bëj goditjen më të madhe të jetës tënde, o endacak. Firmose kontratën, idiot i madh”. Ngannou, i cili është mbiquajtur "Predator", është paralajmëruar tashmë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll