Sport

Piloti i F1 Yuki Tsunoda me lopatë në dorë, hap rrugët në Ravena!

Në rrjetet sociale, piloti i skuadrës italiane AlphaTauri ju fton të dhuroni kontributin tuaj për katastrofën e përmbytjeve në Itali

19 Maj 2023, 17:46 Nga DOSJA
Piloti i F1 Yuki Tsunoda me lopatë në dorë, hap rrugët

ITALI - Është edhe piloti i Formula 1, Yuki Tsunoda, së bashku me shokët e tij të skuadrës AlphaTauri, në mesin e atyre që japin një dorën duke gërmuar baltën dhe duke pastruar rrugët e Faenza në Ravena.

Japonezi ka postuar në profilet e tij sociale fotot që e shfaqin me lopatë dhe çizme në një rrugë të qytetit të Ravenës. Në profilin e tij në Instagram, Tsunoda shkroi se “pas një nate të tmerrshme qyteti është prekur rëndë: pluhur, baltë dhe erë benzine kudo.

Aktualisht, njerëzit po luftojnë për të gjetur ushqim dhe veçanërisht vende për të qëndruar, pasi shumë njerëz janë evakuuar nga shtëpitë e tyre. Ju lutem, çdo gjë që mund të bëni për të ndihmuar vlerësohet, pavarësisht sa i madh apo i vogël është donacioni."

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll