Vritet në moshën 29-vjeçare futbollisti më i mirë i vendit! Autori i krimit është larguar nga vendngjarje, policia në kërkim… (video)
Marco Warren është shpallur lojtari i vitit i Bermudës tre herë, përfshirë këtë vit.
19 Maj 2023, 16:46Nga DOSJA
BERMUDA - Mesfushori sulmues Marco Warren (29 vjeç) mbeti viktimë e një aksidenti automobilistik, futbollisti i zgjedhur tre herë si lojtari më i mirë i vitit në Bermuda, u gjet në rrugë me një dëmtim të rëndë në kokë dhe më pas vdiq në spital, raporton botimi lokal Royal Gazzette.
Një automjet goditi futbollistin, teksa ai po ecte për në shtëpi dhe shoferi u largua me nxitim nga vendi i ngjarjes, sipas inspektorit të policisë Kenten Trott.
“I drejtohemi autorit të aksidentit: bëj gjënë e duhur! Nuk e bëre herën e parë, por gjithsesi mund t'ia lehtësosh dhimbjen familjes Warren në këto momente të vështira”,- e tillë ka qenë thirrja zyrtarit të policisë, i cili tashmë po kërkon të gjejë autorin.
Marco Warren, kapiteni i skuadrës së Pembroke Hamilton Club Zebras, një klub i kampionatit vendas, ka luajtur më parë në SHBA dhe është shpallur futbollisti më i mirë i Bermudës tre herë në pesë vitet e fundit. Ai mori trofeun e tij të fundit MVP në prill.
“Është padyshim një nder i madh. Jam i lumtur që e marr këtë çmim pas shumë pune dhe falënderoj shokët e skuadrës që më ndihmuan të arrij këtu”, tha muajin e kaluar futbollisti numër një i Bermudës.
“Më mirë se futbollisti Marco Warren, ai ishte njeriu i mirë Marco Warren”,- tha ish-trajneri i tij, John Lynch, sipas Royal Gazzette.