Art&Argëtim

Provokon sërish Zhaklin Lekatari, poston foton e mercenarit rus që luftoi në Kosovë, UÇK-ja e la me një sy

Këtë herë ajo ka publikuar foton e murales së Albert Andijev, mercenarit rus që luftoi për Serbinë në Kosovën e viteve 1998-1999.

19 Maj 2023, 13:39 Nga F.M
Provokon sërish Zhaklin Lekatari, poston foton e mercenarit rus që
Zhaklin Lekatari

TIRANË- Blogerja dhe opinionistja e Big Brother VIP, Zhaklin Lekatari vijon të shijojë pushimet e saj në Serbi. Pas postimit nga Beogradi krah të cilit shkruante se ndjehej më e sigurtë në një vedn pa ‘shqipe’ (shqiptarë), Zhaku ka provokuar me një tjetër foto.

Këtë herë ajo ka publikuar foton e murales së Albert Andijev, mercenarit rus që luftoi për Serbinë në Kosovën e viteve 1998-1999. Andijev, me origjinë nga Osetia e Jugut, mbërriti në Suharekë më 5 maj 1999. Ai luftoi dhe ushtarët e UVVK-së e plagosën rëndë në syrin e djathtë, duke bërë që ta humbiste atë.

Pas luftës në Kosovë, Andijev u kthye për të jetuar në Vlastonicë të Serbisë. Ai u martua me një serbe dhe të dy u bënë me një djalë. Vite më vonë, familja e tij u transferua në Beograd. Albert Andijev ndërroi jetë dy vite më parë pasi u infektua me Covid-19. Ai vdiq në Spitalin e Batajnicë të Serbisë.

zhaklina lekatari albert andijev

Sondazh

Poll