Sport

Tensione në Napoli pas fitimit të Scudettos! Ja arsyeja pse trajneri Luciano Spalletti mund të largohet nga skuadra...

Napoli u bë kampion i Italisë, pesë ndeshje para se të përfundonte kampionati i Seria A

19 Maj 2023, 12:36 Nga DOSJA
Tensione në Napoli pas fitimit të Scudettos! Ja arsyeja pse trajneri

ITALI - Me Luciano Spallettin në stol, napolitanët janë rritur këtë sezon dhe tekniku është bërë trajneri më i vjetër që ka fituar titullin në Itali, me 64 vjet e 58 ditë, sipas OptaPaolo.

Për Luciano Spallettin ky është Scudetto-ja e parë, por trofeu i tetë i karrierës së tij, pas dy Kupave dhe një Superkupe në Itali (me AS Roma), dy titujve, një Kupe dhe një Superkupe në Rusi (me Zenit St. Petersburg).

Napoli pa Luciano Spallettin sezonin e ardhshëm?

Pas fitimit të titullit, tekniku italian deklaroi se do të qëndrojë me skuadrën. Marrëveshja e tij skadon në verë, por ai la të kuptohet në atë kohë, se kishte arritur një marrëveshje me presidentin Aurelio De Laurentiis për një zgjatje të kontratës.

Dy javë pas suksesit të Scudettos, Gazzetta dello Sport njofton se e ardhmja e Luciano Spallettit te kampionët e Serisë A nuk është aq e sigurt. 

Trajneri dhe presidenti i klubit thuhet se kanë patur një takim në Napoli për të diskutuar për kushtet e kontratës së re, por negociatat mes dy palëve duket se janë në ngërç, bën të ditur burimi i cituar, i cili sjell si një kandidaturë të mundshme për të zënë vendin e italianit, Rafa Benitez.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll