Sport

Taulant Stërmasi zgjidhet presidenti i ri Federatës Shqiptare të Atletikës

Taulant Stërmasit do të zërë vendin të lënë vakant nga ish-presidenti Gjergj Ruli, i cili u pezulluar me pesë vjet nga Njësia e Integritetit në Federatën Botërore të Atletikës (IAAF).

19 Maj 2023, 12:16 Nga DOSJA

Taulant Stërmasi zgjidhet presidenti i ri Federatës Shqiptare të

TIRANE - Kanë përfunduar punimet e Asamblesë së Jashtëzakonshme të Federatës Shqiptare të Atletikës (FSHA). Taultant Stërmasi, njëherësh edhe trajner i kampiones, Luiza Gega, do të jetë presidenti i ri ‘mbretëreshës’ të sporteve në vendin tonë.

Ai do të zërë vendin të lënë vakant nga ish-presidenti Gjergj Ruli, i cili u pezulluar me pesë vjet nga Njësia e Integritetit në Federatën Botërore të Atletikës (IAAF).

Ashtu siç është bërë e ditur më herët, në garë për kryen e atletikës shqiptare konkurruan Taulant Stërmasi, ish-presidenti i FSHA-së dhe zv.ministër i sporteve Artan Shyti dhe zv.presidenti i FSHF-së, Ferdinand Canaj.

Pas votimeve të 17 delegatëve të pranishëm në Asamblenë e Jashtëzakonshme Zgjedhore të FSHA-së, që i zhvilloi punimet në Kompleksin e Olimpik në Tiranë, Taulant Stërmasi mori 8 vota, Ferdinand Canaj 6 dhe Artan Shyti vetëm 3 vota, duke u eliminuar nga vazhdimi i garës.

Pas balotazhit, Taulant Stërmasit mori 10 vota kundrejt 7 votave të rivalit të tij, duke u zgjedhur kështu presisdenti i ri i Federatës Shqiptare të Aletikës.

Taulant Stërmasi zgjidhet presidenti i ri Federatës Shqiptare të

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll