Sport

Klopp nostalgjik, bën tifo për Borussia Dortmund: "Unë dua që ata të jenë kampionë. Trofeu i takon Dortmundit”...

Trajneri gjerman i ‘Reds’ lutet që Borussia Dortmund t'i marrë titullin Bayern Munich: ' Do t'i mbaj gishtat të kryqëzuar para televizorit'

19 Maj 2023, 11:39 Nga DOSJA

Klopp nostalgjik, bën tifo për Borussia Dortmund: "Unë dua

GJERMANI - Jurgen Klopp, trajneri aktual i Liverpoolit, nuk e ka harruar ish-skuadrën e tij. Tekniku gjerman kërkon që Borussia Dortmund të rrëzojë nga froni Bajernin, kampionin e 10 edicioneve të fundit dhe shpreson që formacioni verdhezi t'i “vjedhë” titullin skuadrës së drejtuar nga Thomas Tuchel.

Jurgen Klopp drejtoi Borussia Dortmundin për 7 vite dhe arriti të fitojë dy tituj kampionë radhazi, si dhe një Kupë të Gjermanisë. Nga viti 2012 e deri më tani, formacioni në “Signal Iduna Park” nuk ka arritur të fitojë asnjë nga 10 titujt, ndërkohë që Bayern Munich i ka fituar të gjithë. Trajneri aktual i Liverpool-it shpreson që skuadra e Edin Terizcit të ndalojë dominimin e bavarezëve dhe të fitojë trofeun e kampionëve gjermanë të dhjetë edicioneve të fundit.

“Unë mendoj se djemtë do ta bëjnë këtë. Mundësia është shumë e madhe dhe ata do ta shfrytëzojnë atë. Do t'i mbaj gishtat të kryqëzuar para televizorit në Liverpool. Thjesht trofeu i takon sërish Dortmundit, pas 11 vitesh. Nuk është sekret që dua që Borussia Dortmund të jetë kampione.

Klopp nostalgjik, bën tifo për Borussia Dortmund: "Unë dua

Nuk e harroj kurrë atë që përjetuam atëherë: rreth sheshit Borsig me trofeun, është një nga momentet më të rëndësishme të karrierës sime. Shpresoj që tifozët, klubi, trajneri dhe lojtari ta shijojnë përsëri një moment të tillë”,- tha Jurgen Klopp për Sport Bild.

Pas 32 ndeshjesh, skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel ka grumbulluar 68 pikë dhe ka një më shumë se formacioni verdhezi. Kanë mbetur vetëm dy xhiro dhe Bayern ka ende RB Leipzig dhe FC Koln për të luajtur. Në anën tjetër, Borussia Dortmund do të luajë kundër Augsburgut, por edhe ndaj FSV Mainz 05.

Bayern Munich është në rrugën drejt titullit të 11-të radhazi gjerman. Megjithatë, Borussia Dortmund po bën të pamundurën për të ndalur dominimin e bavarezëve. Kanë mbetur edhe dy etapa deri në fund të kampionatit dhe lufta duket se po bëhet gjithnjë e më e fortë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll