Politike

'Nuk është proces i thjeshtë'/ Berisha: Kush mendon se do e mbrojmë me automatik votën, e kanë gabim!

Kryedemokrati Berisha tha se të gjitha dëshmitë do t'i dorëzojnë në instancat ndërkombëtare.

19 Maj 2023, 12:37 Nga A.B
'Nuk është proces i thjeshtë'/ Berisha: Kush mendon se
Sali Berisha

TIRANË- 'Vota nuk do mbrohet me automatik'- kështu tha ditën e sotme kryedemokrati Sali Berisha, i cili gjatë konferencës me gazetarët, tha se nuk do të largohet nga posti drejtues. Më tej, kreu i PD-së, tha se procesi i dokumentimit të fakteve dhe provave se në zgjedhjet e '14 Majit', vota u shit, nuk është e lehtë. Ai shtoi se të gjitha dëshmitë do t'i dorëzojnë në instancat ndërkombëtare.

PYETJET-PËRGJIGJET:

Berisha: Atë që kam shprehur dy vite më parë, kur isha anëtar me statut, kam thënë se do mbrohet vota, e më pas do bëhet një analizë e të gjitha niveleve të PD-së. 

Pyetja: A duhet të kishte nisur sot PD një analizë për shkeljet në zgjedhje? A duhet të ishin dhe drejtuesit e fushatës në të gjitha 61 bashkitë?

Berisha: Të gjtiha do të ndodhin por cdo energji në këtë periudhë, do t'i dedikohet mbrojtjes së votës, sepse ky është detyrimi madhor. Unë këtë po bëj mbrojtjen e votës, nëse mendojnë se do e mbrojmë me automatik e kanë gabim. 

Mos t'ju duket proces i thjeshtë, kemi shumë dëshmi për atë që ka ndodhur. Ka njerëz që janë të terrorizuar. Do ti publikojmë, ka dëshmi që jemi të detyruar ti dorëzojmë në instancat ndërkombëtare.

sali berisha

Sondazh

Poll