Politike

'Administrata u detyrua të votonte'/ Kërcënimet gjatë zgjedhjeve, Berisha denoncon: Sot kanë nisur shkarkimet nga puna

Kryedemokrati u shpreh se ka pasur raste kur gjatë fushatës u janë kërkuar personave të ndryshëm kartat e ID-së apo iu janë bërë presione përmes mesazheve. 

19 Maj 2023, 12:12 Nga A.B
'Administrata u detyrua të votonte'/ Kërcënimet
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi ditën e sotme se kanë nisur shkarkimet nga puna për ata persona që nuk votuan apo që zgjodhën kahun tjetër politik. Gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët, kryedemokrati u shpreh se ka pasur raste kur gjatë fushatës u janë kërkuar personave të ndryshëm kartat e ID-së apo iu janë bërë presione përmes mesazheve. 

"Janë bërë atë ditë me qindra thirrje te Policia, ajo ose nuk përgjigjej ose thoshte paraqiteni me shkrim ankesën. Në një kohë kur qendra e votimit ishte e pushtuar, nuk lejohej që të futej as vëzhguesi. Policia përgjigjej që këtë kërkesë paraqiteni me shkrim. Ky është aspekti policesk. Po ju them se një aspekt tjetër më i shemtuar ka qenë roli i administratës publike. Si kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi, administrata u shndërrua në një polici, janë vendosur së pari në kundërshtim me ligjin komisionerë me qindra punonjës bashkie që do numëronin votat. Me ligj e palejueshme. 

Nuk është ky aspekti më i shëmtuar. Eshtë qëndrimi i zyrtarëve si gardianë. Presioni që ata kanë bërë për punonjësit e tjerë kërcënimet që kanë shpërndarë. Dërgoheshin mesazhe në tatime, në dogana. U tha po nuk shkove në votime, do përballesh me pasoja. Kujdestares së kopshtit, se po nuk solle 10 karta ID humbet punën.

Kanë nisur që sot shkarkimet nga puna ndaj atyre që nuk u përgjigjën."- tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll