Politike

Miratohet projektligji për pagat te 'Ligjet', Bushka: Votim historik, ashtu si vetë ligji!

Projektligji u miratua me votat e opozitës dhe mazhorancës.

19 Maj 2023, 11:33 Nga A.B
Miratohet projektligji për pagat te 'Ligjet', Bushka: Votim
Klotilda Bushka

TIRANË- Opozita dhe mazhoranca gjetën dakordësi për votimin e projektligjit për rritjen e pagave, që prek 130 mijë punonjës të administratës. Në fund të mbledhjes së Komisionit, me votat e të gjithë të pranishmëve, iu dha drita 'jeshile' këtij projekligji. 

Kryetarja e Komisionit e cilësoi këtë votim nga dy palët si historik.

"Votimi është historik, ashtu siç është ligji historik"- tha Bushka në fund të mbledhjes.

Gjatë komisionit, ministrja Delina Ibrahimaj u shpreh se nga kjo rritje pagash, nuk do të përfitojnë deputetë dhe ministrat./Dosja.al

 

komisioni i ligjeve 19 maj 2023 klotilda bushka

Sondazh

Poll