Bota

Zyrtari rus: Forcat ruse kanë rrëzuar 4 dronë ukrainas në Krime

Ushtria ukrainase ka kryer muajt e fundit  sulme në Krime  për të ngacmuar flotën ruse të Detit të Zi dhe për të prishur linjat jetike të furnizimit ruse, shkruajnë mediat e huaja.

19 Maj 2023, 10:46 Nga a.l
Zyrtari rus: Forcat ruse kanë rrëzuar 4 dronë ukrainas në
Foto ilustruese

Guvernatori rus ka njoftuar se forcat ruse kanë rrëzuan katër dronë ukrainas në Krime. Ai shtoi se nuk ka pasur viktima apo dëme. 

“Gjatë natës, katër UAV u rrëzuan nga forcat e mbrojtjes ajrore në Krimenë e Veriut”,  tha Sergey Aksenov në Telegram. 

Ushtria ukrainase ka kryer muajt e fundit  sulme në Krime  për të ngacmuar flotën ruse të Detit të Zi dhe për të prishur linjat jetike të furnizimit ruse, shkruajnë mediat e huaja. Udhëheqësit ukrainas kanë deklaruar më parë se qëllimi i tyre është të rimarrin Krimenë, e cila u aneksua ilegalisht nga Rusia në vitin 2014. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll