Politike

Gjyqi Berisha-Veliaj, palët s'pranojnë pajtimin, shtyhet seanca

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në 2 qershor përballjen për “shpifje” të Veliajt kundër Berishës.

19 Maj 2023, 10:22 Nga A.B
Gjyqi Berisha-Veliaj, palët s'pranojnë pajtimin, shtyhet seanca
gjkko

TIRANË- Seanca e zhvilluar për gjyqin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj sapo ka përfunduar. Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në 2 qershor përballjen për “shpifje” të Veliajt kundër Berishës.

Në seancën e sotme për të cilën gjykata kishte urdhëruar shoqërim të detyrueshëm të Berishës, ish-kryeministri u përfaqësua nga avokatët Ivi Kaso e Ledio Nuraj. Palët nuk kanë pranuar ta zgjidhin çështjen me pajtim.

Berisha e ka akuzuar kryebashkiakun se është politikani i vetëm shqiptar që ka lidhje me Iranin. Sipas tij, gjatë kohës që ai ka qenë kryeministër, Veliaj ka bërë udhëtime të herëpashershme me Teheranin./Dosja.al

sali berisha erion veliaj

Sondazh

Poll