Bota

Mjeku australian lirohet 7 vjet pas rrëmbimit në Afrikën Perëndimore

Ministrja e Jashtme e Asutralisë, Penny Wong tha se Kenneth Elliott, nga qyteti bregdetar perëndimor i Perthit është i sigurt dhe mirë dhe është ribashkuar me gruan e tij Jocelyn dhe fëmijët e tyre.

19 Maj 2023, 10:33 Nga a.l
Mjeku australian lirohet 7 vjet pas rrëmbimit në Afrikën
Mjeku

AFRIKË- Qeveria australiane njofton se një mjek 88-vjeçar i robëruar në Afrikën Perëndimore për më shumë se shtatë vjet është liruar dhe është kthyer i sigurtë te familja e tij. Ministrja e Jashtme e Asutralisë, Penny Wong tha se Kenneth Elliott, nga qyteti bregdetar perëndimor i Perthit është i sigurt dhe mirë dhe është ribashkuar me gruan e tij Jocelyn dhe fëmijët e tyre, shkruajnë mediat e huaja. 

“Ne shprehim falënderimet tona për zyrtarët australianë që kanë punuar gjatë shumë viteve për të siguruar lirimin e Dr Elliott dhe për të ofruar mbështetje për familjen e tij,” tha Wong. 

Elliott dhe gruaja e tij u rrëmbyen nga luftëtarët rebelë në veri të Burkina Fasos në janar 2016 pranë kufirit me Malin dhe Nigerin, ku ata kishin drejtuar një klinikë mjekësore me 120 shtretër për më shumë se 40 vjet.

penny wong

Sondazh

Poll