Bota

Në 11:00 nis betimi i kryetarëve të rinj/ Policia patrullon para komunës në Mitrovicën e Veriut, nuk raportohet për asnjë incident

Aktualisht situata e sigurisë në këtë pjesë është e qetë.

19 Maj 2023, 10:24 Nga a.l
Në 11:00 nis betimi i kryetarëve të rinj/ Policia patrullon para
Patrulla në Mitrovicën e Veriut

KOSOVË- Situata në komunën në veri të Mitrovicës aty ku sot do të betohet kryetari i ri i kësaj komune.  Forca policore, patrulla dhe përfaqësues të KFOR-it dhe Eulex-it po monitorojnë zonën dhe deri më tani nuk raportohet për incidente.  

Policia po kryen kontrolle edhe përgjatë rrugës nga komuna drejt urës kryesore dhe në drejtim të udhëkryqit tek “Lagjja e boshnjakëve”, rruga drejt “Tre rrokaqiejve”, ndërsa automjetet e parkuara tek rrethrrotullimi pranë urës po largohen.

Aktualisht situata e sigurisë në këtë pjesë është e qetë.

Seanca solemne e betimit të kryetarit të ri të kësaj komune do të mbahet në orën 11:00, në objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe nuk ka pikë tjetër në rendin e ditës. Në një deklaratë të përbashkët, pesë vendet e Quint-it, ku përfshihen Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca, Gjermania dhe Italia, u bëjnë thirrje të gjithë aktorëve në rajon që të punojnë së bashku drejt një zgjidhjeje që siguron demokraci të qëndrueshme përfaqësuese në këto komuna. Sakaq, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka njoftuar se do ta monitorojë situatën dhe do të mbajë një nivel të lartë të gatishmërisë së njësive të tij për t'u siguruar për çdo skenar të mundshëm.

mitrovicë e veriut

Sondazh

Poll