Sport

Allegri pas eliminimit të Juventusit: “Nuk mund të bënim më shumë se kaq”

Trajneri i Juventusit: "Paguam pak për papërvojën tonë. Sevilla ishte më e mirë në detaje"

19 Maj 2023, 08:01 Nga DOSJA
Allegri pas eliminimit të Juventusit: “Nuk mund të bënim

ZVICER - Juventusi i Allegrit u eliminua një hap larg finales së Europa League, u mund 1-2 nga Sevilla në një ndeshje që spanjollët arritën ta përmbysin. "Në këto ndeshje të rëndësishme, detajet bëjnë diferencën. Ishte një ndeshje e mirë dhe këta janë hapat që djemtë, sidomos lojtarët e rinj duhet të bëjnë - komentoi trajneri i Juventus - Ne mund të kishim bërë më mirë në disa episode, ata ishin më të mirë në një ndeshje të ekuilibruar. Si ne, edhe shumë ekipe të tjera nuk do të fitojnë trofe, por rritja jonë kalon nëpër këto ndeshje”.

Allegri befasoi me Kean dhe Iling Jr që në minutën e parë, duke lënë fillimisht në stol Vlahovicin, Kosticin dhe Chiesa-n: “E kam vendosur lojën kështu sepse Sevilla ka mbrojtës që vuajnë nga thellësia dhe Kean është i zoti për ta bërë këtë punë. Iling e bëri këtë shumë here nje ndeshje e mirë. Me vjen keq per djemte sepse e meritonin këtë finale por ne nuk mund te benim me shume se kaq. Detajet bene diferencen dhe ne paguam per moseksperiencen tonë në situata te caktuara. Vitin tjetër do të jemi më të përgatitur ."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll