Sport

VIDEO/ Imazhe të turpshëm në Conferencë League: Ultrasit e AZ Alkmaar sulmojnë familjet e lojtarëve të West Ham…

Ngjarja ka ndodhur në fund të ndeshjes dhe është dashur të ndërhyjnë lojtarët e skuadrës angleze për të mbrojtur të afërmit e tyre

19 Maj 2023, 07:30 Nga DOSJA

VIDEO/ Imazhe të turpshëm në Conferencë League: Ultrasit e

HOLANDE - West Ham do të luajë në finalen e Conference League. Skuadra e David Moyes eliminoi AZ Alkmaar, pasi fitoi 0-1 në AFAS Stadion me golin e Pablo Fornals. Megjithatë, imazhi më goditës ndodhi me përfundimin e ndeshjes.

Ultrasit e AZ Alkmaar shkuan në zonën, ku ishin të afërmit dhe miqtë e lojtarëve të West Ham po festonin kalimin në finale dhe nisën t'i sulmojnë. Futbollistët u vërsulën drejt tribunës dhe u përballën me radikalët, ndërsa Declan Rice madje u pa duke hedhur një shishe drejt turmës kundërshtare. Sigurimi duhej të ndërhynte për t'i dhënë fund sherrit.

“Nuk desha që kjo të na prishi natën, nuk ishin tifozët e West Ham që kërkonin telashe ”, tha David Moyes pas ngjarjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll