Sport

SKANDALI/ Shpërthen trajneri Sa Pinto nga Irani: "Kam gjashtë muaj pa pagesë!"…

“Gjatë gjithë këtyre muajve kam folur për gjërat, që një ekip i lartë si Esteghl, duhet të ketë që sfidojë për tituj, por ne nuk kemi të njëjtat kushte si konkurrentët tanë”.

18 Maj 2023, 12:25 Nga DOSJA
SKANDALI/ Shpërthen trajneri Sa Pinto nga Irani: "Kam gjashtë

IRAN - Trajneri Ricardo Sa Pinto ka folur për vështirësitë me të cilat po përballet dhe kushtet që ekzistojnë në ekipin iranian. Portugezi ndodhet te Esteghal të Iranit që nga korriku i kaluar, i cili duket se po përballet me probleme serioze financiare.

“Shpërthimi” i tij në një konferencë për shtyp, ishte shumë zbulues. “Do të doja të qëndroja, por nuk jam pronar. Nëse nuk e rinovoj kontratën, nuk është se është faji im.  Tani për tani unë kam fuqinë për të vendosur. 

Gjatë gjithë këtyre muajve kam folur për gjërat, që një ekip i lartë si Esteghl, duhet të ketë që të sfidojë për tituj, por ne nuk kemi të njëjtat kushte si konkurrentët tanë. Ne kemi ndërruar tre presidentë në një vit dhe unë kam 6 muaj pa pagesë”, tha ndër të tjera ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll