Sport

Ish-futbollisti i Manchester Cityt, ka dalë në shëtitje me... tigrin e tij - Shikoni videon

Grupet e të drejtave të kafshëve u ngritën në këmbë, pasi video u publikua nga Jason Denayer, i cili lufton për Al Shabaab në Emiratet e Bashkuara Arabe

18 Maj 2023, 12:00 Nga DOSJA

 

Ish-futbollisti i Manchester Cityt, ka dalë në shëtitje me...

EMIRATET ARABE - Jason Denayer nuk pati kurrë karrierën që pritej më së shumti (me përjashtim të lëvizjes së tij nga Lyon kur tashmë ishte larguar nga Manchester City) dhe në moshën 26-vjeçare ai zgjodhi të transferohej në Emiratet e Bashkuara Arabe duke pranuar një ofertë nga Al Shabaab, ku trajner është portugezi Leonardo Jardim.

Al-Shabaab fitoi titullin disa ditë më parë dhe ish-lojtari i kombëtares belge (nuk ishte në skuadrën për Kupën e Botës) vendosi të shëtis në qytet me kafshën e tij të veçantë. Dhe ne themi të veçantë, sepse është një tigër!

“Duke ecur me... macen time”,- ka shkruar Denayer në rrëfimin e tij, duke shkaktuar bujë teksa anëtarët e organizatave të mirëqenies së kafshëve reaguan ashpër ndaj imazhit të kafshës së lidhur me zinxhirë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jason Denayer (@jason_denayer)

Në fakt, Denayer, duke e ditur qartë se do të kishte reagime, ka çaktivizuar komentet për historinë e tij, por rrjetet sociale morën flakë...

“Çfarë po ndodh me futbollistët e paguar mirë dhe abuzimin me kafshët?”,- shkroi njëri në Twitter, ndërsa një koment tjetër thoshte: “Është e paligjshme të kesh një tigër si kafshë shtëpiake. Çfarë po bën Denayer?”

Por kishte edhe komente shumë më agresive, duke përfshirë: "Tigrat nuk janë të destinuara për t'u ecur me zinxhir, ata janë kafshë të egra të çmuara të bukura që duhet të jenë në një mjedis ku mund të lulëzojnë. Jo në fund të një zinxhiri për të rritur egon e një njeriu patetik"

Duhet theksuar këtu, se kafshët ekzotike si tigrat, luanët, arinjtë dhe gatopardët janë simbole statusi në Lindjen e Mesme, megjithëse pronësia e tyre ka qenë e paligjshme në Emiratet e Bashkuara Arabe, që nga futja e një ligji të ri vitin e kaluar... Megjithatë, në vitet e mëparshme Denayer nuk kishte treguar shumë dashuri për tigrat, por për... luanët.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jason Denayer (@jason_denayer)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jason Denayer (@jason_denayer)

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll