Sport

Përqafimi i Guardiolës me Gundogan dhe Bernardo Silvan, kërkesë për të qëndruar?...

Të dy futbollistët, si kapiteni por edhe autori i dy golave, bënë një lojë spektakolare kundër Real Madridit

18 Maj 2023, 12:13 Nga DOSJA
Përqafimi i Guardiolës me Gundogan dhe Bernardo Silvan,

ANGLI - Manchester City dha një ekspozitë futbolli të pastër të mërkurën dhe dërrmoi një Real Madrid, që u prek dhe u tall nga epërsia e anglezëve. 

Mes të gjithë protagonistëve të duelit, ishin dy lojtarë që patën një rol mjaft të spikatur.  Bernardo Silva, autori i dy golave ​​të parë të ndeshjes dhe Ilkay Gündogan, i cili çmendi mesfushën e Madridit dhe ishte gati të nënshkruante një asistim madhështor, pas një topi me thembër për Erling Haaland. 

Këta dy futbollistë, nga sa flitet deri tani, mund të luajnë dy ndeshjet e fundit të karrierës së tyre në fanelën e Manchester Cityt. Gjermani është shumë afër nënshkrimit falas për Barcelonën, pasi kontrata e tij përfundon në qershor. 

Kapiteni, thelbësor për Pepin dhe me aftësi shënimi, në “Etihad” i janë dorëzuar dhe nuk duan që ai të largohet. As me  Bernardo Silva, i cili pavarësisht se ende kontratë, është shprehur se ka dashur të largohet nga klubi prej disa sezonesh dhe të kërkojë sfida të reja, të cilat me gjasa mund t'i gjejë ende te Paris Saint Germain. 

Në fund të lojës, Pep Guardiola përqafoi një nga një të gjithë anëtarët e skuadrës. Por kishte një veçanti. Teksa po përqafohej me Gundogan, pa sesi Bernardo Silva kaloi pranë tij dhe e kapi për t'i përqafuar të dy dhe për t'u thënë diçka. 

Kush e di nëse ishte fraza tipike e "pas arritjes së kësaj nuk mund të largohesh". Është e qartë se Guardiola dëshiron vazhdimësinë e tyre dhe do të bëjë gjithçka që është e mundur për t'i bindur dhe është më e lehtë nëse ata fitojnë një Champions League. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll