Aktualitet

E mitura rrëmbehet në mes të Tiranës, reagon Policia: Jemi në ndjekje të mjetit

4 Tetor 2019, 16:24 Nga DOSJA
E mitura rrëmbehet në mes të Tiranës, reagon Policia: Jemi

TIRANË– Policia ka reaguar lidhur me rrëmbimin e të miturës nga një person ende i paidentifikuar në Tiranë.

Sapo është dhënë njoftimi, Policia është vënë në ndjekje të automjetit dhe po punon për kapjen e autorit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë/Informacion Paraprak

Në rrugën “Ndre mjeda” dyshohet se një person ende i paidentifikuar, ka marrë jashtë dëshirës në automjet një 13 vjeçare dhe ështê larguar.

Policia është vënë në ndjekje të automjetit dhe po punon itensivisht për identifikimin dhe kapjen e personit.

Pas katër orësh në kërkim, Policia e Shtetit ka gjetur 13-vjeçaren e humbur. Ajo ishte lërguar me dëshirë nga shtëpia për të kaluar një pasdite me shoqërinë. Për shkak se prindërit nuk i jepnin leje, ajo inskenoi edhe rrëmbimin. 

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetut rrembehet e mitura ne tirane tirane policia e shtetut rrembehet e mitura ne tirane tirane

Sondazh

Poll