Aktualitet

Tre të vdekur për një gardh, dy familjet Dakuci mbyllin dyert pas tragjedisë në Klos

4 Tetor 2019, 12:48 Nga DOSJA
Tre të vdekur për një gardh, dy familjet Dakuci mbyllin dyert pas

KLOS- Dy familjet DakuKanë kaluar katër ditë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Xibër të Klosit, në familjen Dakuci. Sali Dakuci vrau vëllain e tij, Kujtimin dhe djalin e këtij të fundit Flogertin e më pas edhe veten.

Pas krimit të trefishtë në familje ku mollë sherri ishte bërë  një gardh, dyert e dy familjeve janë mbyllur.

Këtë të premte të moshuarit e kësaj familje, i ka marrë nga shtëpia vajza e tyre, e cila është e martuar dhe jeton po në këtë njësi administrative.

Gjithashtu edhe bashkëshortja e Saliut, i cili kreu vrasjen e trefishtë është larguar nga shtëpia dhe ka shkuar tek prindërit e saj.

Ngjarja e rwndw ndodhi para tre ditwsh rreth orës 14:33 kur Sali Dakuçi i mori jetën vëllait të tij, Kujtim Dakuci dhe nipit 19-vjeçar, Flogert Dakucit. Më pas autori i krimit të dyfishtë qëlloi edhe veten me armë zjarri duke shënuar tre viktima në Klos.

Gjithçka erdhi pas një sherri në familje për gardhin që do të ndante 20 cm tokë.

Dy vëllezërit Sali dhe Kujtim Dakuci kishin 6 vite që nuk flisnin me njëri-tjetrin, ku mollë sherri mes tyre ishte bërë një gardh.

Sherre mes dy vëllezërve kishte pasur edhe 9 vite më parë, kur pas një debati për pulat, autori i krimit të djeshëm kishte goditur nusen e vëllait, njërit prej viktimave, Minushe Dakucin. Sherri për pulat i ka çuar në gjyq dy vëllezërit, por tensioni mes dy familjeve një ditë më parë arriti kulmin, kur Sali Dakuci rrëmbeu armën, vrau vëllain, nipin dhe më pas veten.

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet flogert dakuci kujtim dakuci mbyllen dyert e dy familjeve dakuci sali dakuci sherri per pronen tragjedi ne klos vrasje brenda familjes ne klos flogert dakuci kujtim dakuci mbyllen dyert e dy familjeve dakuci sali dakuci sherri per pronen tragjedi ne klos vrasje brenda familjes ne klos

Sondazh

Poll