Përplasen dy mjete në aksin Shkodër-Koplik, plagoset rëndë një nga drejtuesit, niset me urgjencë drejt spitalit (VD)
4 Tetor 2019, 15:39Nga DOSJA
SHKODËR– Një aksident ka ndodhur në orët e vona të pasdites së sotme në aksin Shkodër-Koplik, në afërsi të fshatit Dobraç. Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe si pasojë është plagosur rëndë një nga drejtuesit e mjeteve.
Mësohet se i plagosuri po transportohet me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/ Informacion Paraprak Me datë 04.10.2019, ora 16:40, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur tek ish-SMT, në fshatin Dobraç të Shkodër, ka ndodhur një aksident rrugor, ku janë përplasur dy mjete, mjeti tip Benz me targë AA646UK me drejtues shtetasin E. K., ka perplasur mjetin tip Benz me targë AA872FJ i cili ka qënë i ndaluar në anë të rrugës.
Si pasojë e perplasjes ka mbetur i dëmtuar një nga drejtuesit e mjeteve shtetasi A. B. 56 vjeç banues në fshatin Boks, Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë, dhe pasagjeri R. S. që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi E. K. do shoqërohet në ambjentet e D. V. P. Shkodër për veprime të metejshme.
Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
AZI – Kërkimet dhe studimet e fundit të kryera nga Henley Index, kompania që merret me verifikimin e pasaportave, kanë bërë të ditur dhe pasaportat që kanë pasu...
DURRËS– Dy persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit pasi dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri.Sipas informacioneve të nisura nga qytetarët,...
KUKËS- Një 31-vjeçar është arrestuar në Morinë të Kukësit, pasi po transportonte drejt Kosovës 25 persona nga vendet e Lindjes së Mesme.Kështu, mbrë...
TIRANË- Krimet e Rënda do të nisin më 7 tetor shqyrtimin e dosjes ‘’Hajdari’’, ku Izet Haxhia akuzohet për vrasjen e për vrasjen e ish-deputetit Azem Hajd...
LEZHË- Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në Lezhë. Një automjet dhe një kamionçinë janë përplasur afër kryqëzimit të Shënkollit.Si...
KLOS- Dy familjet DakuKanë kaluar katër ditë nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Xibër të Klosit, në familjen Dakuci. Sali Dakuci vrau vëllain e tij, Kujtimin dhe ...
SARANDE- Parku Kombëtar i Syrit të Kaltër është mbyllur përkohësisht për shkaqe sigurie, pas rrëshqitjeve të gurëve ditën e djeshme. Vendimi është marrë nga Mi...
SHKODËR– Spitali i Shkodrës ka reaguar pas helmimit të nxënësve në shkollën në Postridë në Shkodër. Në një reagim zyrtar për mediat, spitali tregon s...
Trafiku i drogës ka rregulla dhe ligje të nëndheshme që nuk ndryshojnë asnjëherë pavarësisht kohës që kalon. Ashtu siç ndodh dhe tani, ku për të porositu...