Aktualitet

Po transportonte me furgon 25 emigrantë nga Lindja e Mesme, arrestohet 31-vjeçari në Kukës

4 Tetor 2019, 14:05 Nga DOSJA
Po transportonte me furgon 25 emigrantë nga Lindja e Mesme, arrestohet

KUKËS- Një 31-vjeçar është arrestuar në Morinë të Kukësit, pasi po transportonte drejt Kosovës 25 persona nga vendet e Lindjes së Mesme.

Kështu, mbrëmjen e djeshme, në vendin e quajtur “Nënkalimi Rexhaj” u ndalua në furgon 31-vjeçari T.LL, banues në Lurth, Mirditë.

Gjatë kontrollit në automjet, u konstatuan 25 shtetas të huaj irakianë, iranianë dhe sirianë, të cilët nuk dispononin dokumente identifikimi dhe do të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

Mbi të tashmë rëndon vepra penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, si dhe materialet përkatëse iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 31-vjeçari kukes transport ilegal arrestohet 31-vjeçari kukes transport ilegal

Sondazh

Poll