Aktualitet

‘Audi’ përplaset me kamionçinën në kryqëzimin e Shënkollit, 4 të plagosur, një vajzë në gjendje të rëndë

4 Tetor 2019, 12:59 Nga DOSJA
‘Audi’ përplaset me kamionçinën në

LEZHË- Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në Lezhë. Një automjet dhe një kamionçinë janë përplasur afër kryqëzimit të Shënkollit.

Si pasojë janë plagosur 4 persona, mes tyre një vajzë ndodhet në gjendje të rëndë. Policia dhe autoambulanca janë nisur drejt vendngjarjes.

Lezhë / Informacion paraprak:

Tek “Kryqëzimi i Tales” ka ndodhur një aksident automobilistik ku janë përplasur mjeti tip kamionçinë me drejtues shtetasin M.Gj. 51 vjeç, banues në Kurbin dhe mjeti tip Audi me drejtues shtetasin L.Ç. 48 vjeç, banues në Shkoder.

Për pasojë është lënduar shtetasja D.Gj. 18 vjeçe , banuese në Rrubik e cila ishte këmbësore në vendin e aksidentit dhe është dërguar në spitalin e Traumes në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar, si dhe shtetasit B.M. 30 vjeç dhe F.Z. 50 vjeç, banuesë në Shkoder, pasagjerë në mjetin Audi të cilët kanë marrë mjekim në Spitalin Rajonal Lezhë dhe më pas janë larguar.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet akisdent rrugor aksident në lezhë plagosen 4 persona akisdent rrugor aksident në lezhë plagosen 4 persona

Sondazh

Poll