Aktualitet

Të shtëna me armë në Durrës, kapen dy persona, si tentuan t’i largoheshin Policisë (Video)

4 Tetor 2019, 14:49 Nga DOSJA
Të shtëna me armë në Durrës, kapen dy persona, si

DURRËS– Dy persona janë arrestuar nga Policia e Durrësit pasi dyshohet se kanë qëlluar në ajër me armë zjarri.

Sipas informacioneve të nisura nga qytetarët, Policia ka marrë njoftimin se në lagjen nr 18, disa persona po konfliktoheshin madje njëri prej tyre kishte qëlluar dhe me armë. 

Sapo policia ka mbërritur në vendngjarje, i riu që qëlloi me armë së bashku me shokun e tij kanë tentuar që të largohen me makinë por janë ndaluar në kohë.

Si pasojë në prangat e policisë ka rënë 26-vjeçari me iniciale A.B., i cili dyshohet se ka qëlluar me armë dhe miku i tij, drejtuesi i mjetit E.K., 30 vjeç, të dy banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në makinën e tyre u gjet dhe u sekuestrua një pistoletë dhe disa fishekë luftarakë.

Të arrestuarit nuk ishin të panjohur për autoritetet pasi njihen si persona me precedentë në fushën e krimeve kundër personit dhe kundërshtimit të punonjësve të Policisë.

NJOFTIMI I PLOTË:

Durrës

Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë zjarri mes disa personave

Reagimi në kohë e me profesionalizëm vë në pranga dy autorët e konflikti me armë zjarri të cilët tentuan të largohen me shpejtësi me automjet por u kapën gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë.

Sekuestrohet një armë zjarri tip pistoletë dhe automjeti.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, me marrjen e njoftimit se në lagjen nr 18 Durrës po ndodhte një konflikt mes disa personave dhe njëri prej tyre po qëllon me armë zjarri në ajër, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes., duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Shtetasi që kishte qëlluar me armë zjarri në ajër së bashku me shokun e tij në momentin që kanë parë Policinë kanë tentuar të largohen me shpejtësi me automjet por janë kapur në flagrancë gjatë ndjekjes nga shërbimet e policisë.

Policia bëri të mundur bllokimin e automjetit si dhe vënien në pranga të shtetasve A.B., 26 vjeç (pasagjer në mjet), i cili dyshohet se është personi i cili ka qëlluar me armë zjarri dhe E.K., 30 vjeç, (drejtuesi i mjetit) të dy banues në Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit tip pistoletë me disa fishekë luftarakë.

Shtetasit e arrestuar njihen si persona me precedentë të mëparshëm në fushën e krimeve kundër personit dhe kundërshtimit të punonjësve të Policisë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të konfliktit, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Mbajtja pa leje i armëve dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike” në ngarkim të shtetasit A.B., dhe “Moskallëzimi i krimit ” në ngarkim të shtetasit E.K.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet durres të shtëna me armë në durrës] durres të shtëna me armë në durrës]

Sondazh

Poll