Aktualitet

Rrëmbeu të dashurin e ish-gruas, shqiptari e kërcënon me jetë: Ne i vrasim njerëzit si ju! E di ku e ke shtëpinë

4 Tetor 2019, 14:23 Nga DOSJA
Rrëmbeu të dashurin e ish-gruas, shqiptari e kërcënon me

ITALI– Një 25-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohej për kërcënim, rrëmbim dhe përndjeje.

I riu i identifikuar si Xhulio Aliaj, 25 vjeç, banues në Vicenza akuzohet për dhunimin e një 45-vjeçari, i cili ishte i dashuri i ish-gruas së tij 33-vjeçare. 

Ishte pikërisht ish-bashkëshortja e shqiptarit ajo që telefonoi policinë, pasi kur kishte marrë të dashurin e saj në celular ishte përgjigjur 25-vjeçari. Me të marrë denoncimin, Policia italiane i gjeti të dy burrat brenda një makine brenda qytetit. 

“Ai e rrëmbeu, ndihmë! Ju lutem kapeni,”-mësohet se ka thënë gruaja në telefonatën e saj me policinë. 

Dyshohet se Xhulio ka mbajtur peng të dashurin e ish-gruas duke u munduar që ta bindë që të ndërpresë marrëdhëniet me të. 

Sipas dëshmisë së 45-vjeçarit, Xhulio i ka thënë: Më ndiq! Në Shqipëri njerëz si ju ne i vrasim. Unë e di se ku jeton dhe do të vij të vizitoj vajzat tuaja.”

 33-vjeçarja kishte ndërprerë marrëdhëniet me shqiptarin disa vite më parë dhe që nga ai moment, i riu kishte filluar që ta përndiqte. Ajo e kishte denoncuar disa herë por 25-vjeçari vazhdonte që ta kërcënonte, madje përndiqte edhe një shoqe të saj, një 41-vjeçare që banonte në një provincë të qytetit.

Por shqiptari nuk ishte i panjohur për autoritetet italiane, thuajse një vit më parë Xhulio Aliaj ishte arrestuar për trafik droge dhe ishtë në pritje të dënimit. Tani akuzave të tij do t’i edhe ato të rrëmbimit dhe përndjekjes.

Marrë nga Vicenzatoday.it

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali itali shqiptari rremben italianin xhulio aliaj arrestohet shqiptari ne itali itali shqiptari rremben italianin xhulio aliaj

Sondazh

Poll