Aktualitet

Plagosja e turistëve/ Mbyllet ‘Syri i Kaltër’, Klosi: Gangrenë për turizmin shqiptar

4 Tetor 2019, 07:05 Nga DOSJA
Plagosja e turistëve/ Mbyllet ‘Syri i Kaltër’, Klosi:

SARANDE-  Parku Kombëtar i Syrit të Kaltër është mbyllur përkohësisht për shkaqe sigurie, pas rrëshqitjeve të gurëve ditën e djeshme. Vendimi është marrë nga Ministria e Mjedisit, e cila ka vendosur që të mbyllë këtë park Kombëtar, një nga më të bukurit në Shqipëri. Për lajmin ka reaguar edhe vetë ministri Blendi Klosi, që e ka cilësuar këtë park si një “gangrenë” për turizmin shqiptar.

Një ditë më parë dy turistë të huaj u plagosën për shkak të një shkëmbi që u shkëput tek Syri i Kaltër. Të plagosur mbetën një 23- vjeçar nga Izraeli i identifikuar si Almog Atia dhe një i ri tjetër nga Greqia, Stilianis Bebis. 23-vjeçari nga Izraeli është dërguar drejt Spitalit të Traumës, ndërsa Bebis është dërguar me urgjencë për mjekim në Greqi.

(F.G;J.V/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet blendi klosi mbyllet syri i kaltër plagosja e turisteve greke blendi klosi mbyllet syri i kaltër plagosja e turisteve greke

Sondazh

Poll