Art&Argëtim

Nën efektin e drogës del lakuriq në rrugë duke bërtitur, arrestohet nipi i Meghan Markle(VD)

4 Tetor 2019, 14:45 Nga DOSJA
Nën efektin e drogës del lakuriq në rrugë duke

BRITANI E MADHE- Ditën e djeshme një lajm aspak i këndshëm ka mërzitur Dukeshën e Sussex-it, pasi nipi i saj është regjistruar në një video të bërë virale menjëherë në rrjetet sociale.

Është me të vërtetë tronditëse videoja ku nipi i Meghan shfaqet lakuriq duke bërtitur, teksa policia po e arrestonte atë.

Thomas Dooley, mësohet të jetë arrestuar nga policia pasi si shkak i lëndëve narkotike që ka konsumuar, ka dalur lakuriq në publik duke bërtitur.

Policia e ka marrë me vështirësi në makinë, pasi vihet re që kishte një forcë të madhe si shkak i konsumit  të drogës.

Mediat e huaja a shkruajnë se videoja është regjistruar nga turist i cili nuk e kishte idenë se çfarë po ndodhte, dhe se kush ishte ky njeri i çmendur.

Pak ditë më vonë ai është liruar pasi pagoi 25 000 dollarë.

Mesa duket në familjen e Markle skandalet nuk kanë fund, teksa motra dhe babai të dukeshës kanë reaguar pas rastit të bujshëm, ndërsa mediat janë në pritje të reagimit  të vet Thomas Dooley.

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz meghan markle thomas dooley video tronditëse meghan markle thomas dooley video tronditëse

Sondazh

Poll