Art&Argëtim

Rol kryesor në filmin hollivudian, Rita Ora nuk i ndahet aktrimit

4 Tetor 2019, 10:36 Nga DOSJA
Rol kryesor në filmin hollivudian, Rita Ora nuk i ndahet aktrimit

MBRETËRI E BASHKUAR– Këngëtaren Rita Ora, tashmë nuk do ta fiksojmë vetëm në projektet muzikore, pasi së shpejti do të jetë pjesë e një projekti të ri hollivudian. Rita Ora është në bisedime për të luajtur rolin e  Artful Dodger në një version të ri të Oliver Twist.

Krijuesja e hitit “Hot Right Now”, po e shikon marrjen e këtij roli si një ndihmesë për t’u rritur profesionalisht edhe në aktrim. Pjesë e këtij filmi do të jetë dhe këngëtarja e njohur Adele, e cila do të përformojë Nancy dhe Ice Cube.

Burimet pranë këngëtares zbuluan se aktorja aspiruese Rita, e cila më parë luajti në trilogjinë e “Fifty Shades Of Grey” ku shkëlqeu, ka impresionuar me të vërtetë prodhuesit për rindërtimin e ardhshëm të filmit të frymëzuar nga Charles Dickens.

Sipas burimeve Rita Ora është në diskutime për t’ju besuar ky rol i rëndësishëm dhe filmi do të jetë një version ndryshe nga ai origjinale, në të cilin këngëtarja do të luajë rolin e Artful Dodger.

(R.L/Dosja.al)

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz oliver twist rita ora rita ora aktore rita ora ne rolin e artful dodger oliver twist rita ora rita ora aktore rita ora ne rolin e artful dodger

Sondazh

Poll